ShowBizzz

Marrëdhënia me Baby G, vëllai i Albanos: Nuk e kuptova dhe tim vëlla

Afrimiteti i Baby G dhe Albano Bogdos ka bërë konfuz gjithë publikun dhe jo vetëm.

I ftuar sot në “Ferma Club”, ka qenë vëllai i Albano Bogdos i cili ka folur lidhur me afrimitetin e dy fermerëve të përmendur më sipër, sakaq u shpreh se as ai nuk po e kupton raportin e tyre.

“Albano është i dashuruar me veten e tij. Nuk arrij ta kuptoj dot edhe pse e kam vëlla. Nuk jap dot një përgjigje e ka qef apo jo. Përderisa e ka shprehur edhe mund ta ketë qef. Ajo histori u mbyll dje. Nuk e di pse duhet rihapur kjo çështje nga ana e Baby G.

Nuk e kuptova dhe tim vëlla pse duhet të mbante atë qëndrim. Në momentin që ne rrim në një krevat dhe më thot pse më ke dërguar te kamerat më duket super abstrakte.

Po e ndihmon shumë Baby G, për t’i dhënë vëmendje. Është shumë e mohueshme që janë puthur. Sepse nuk duket që janë puthur. Por edhe nëse janë puthur duhet ta pranonin, nëse ka ndodhur“, u shpreh Kevin Bogdo.