Ka humbur jetën ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hajzer Gruda nga fshati Polac.
Ngushëllime për vdekjen e tij ka shprehur, nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
Lushtaku tha se Hajzer Gruda ishte luftëtar me nder e përgjegjësi të lartë.
“Paska ndërruar jetë bashkëluftëtari Hajzer Gruda nga fshati Polac. Me fillimin e luftës ai iu bashkua radhëve të UÇK-së, duke shërbyer me nder e përgjegjësi të lartë në detyrën më fisnike – luftëtar i lirisë së atdheut. Ngushëllime familjes Gruda, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
ks