Mes pretendimeve për një krizë të thellë në cift që mund ta cojë drejt divorcit me Ben Affleck, Jennifer Lopez befasoi me pamjen e saj së fundi, pasi shkëlqeu në publik me një veshje në ngjyrë të gjelbër me gurë gjatë promovimit të një pije të re alkoolike.
Aktorja, tashmë edhe sipërmarrëse, dukej krejtësisht e pashqetësuar dhe me sjelljen e një dive të vërtetë, shkruan The Sun.
Më herët këtë muaj, tabloidet ndërkombëtare zbuluan se aktori Ben Affleck paguan qiranë 100 mijë dollarë në muaj në Brentwood. Burime pranë tij thanë se aktori ishte larguar nga shtëpia e përbashkët “disa javë më parë”.
“Ata filluan të kenë probleme disa muaj më parë, me rritjen e angazhimeve te punes se Jennifer qe po përgatitej për turneun e saj”, shpjegoi një burim qe ka dijeni per situaten. Një burim tjetër zbuloi për InTouch se Jennifer dhe Ben po përjetojnw vështirësi të mëdha në martesë dhe kishin kaluar javë të tëra pa u parë me njëri-tjetrin. “Mbaroi; ata janë drejt divorcit, dhe për herë të parë Beni nuk është fajtor. Ai tani është i përqendruar në punën dhe fëmijët e tij”, thanë ata. “Ata nuk do të ndalin së dashuruari njëri-tjetrin, por ajo nuk mund ta kontrollojë atë, dhe ai nuk mund ta ndryshojë atë. Nuk kishte mënyrë që të zgjasë”.
bal