ShowBizzz

Sara dhe Françeska përballen sërish në Post Big Brother: Moralistja e madhe ti

Sara Gjordeni dhe Françeska Murati nuk i kanë shuar mosmarrëveshjet dhe debatet mes tyre.

Ato nuk i kanë ndaluar debatet edhe në “Post Big Brother”.

Sara: Më vjen shumë inat që kam rënë pre e ligësisë për fjalorin e keq

Françeska: Moralistja e madhe ti.

Sara: E kam deklaruar disa herë brenda shtëpisë që unë isha futur për personin që më kishte rritur dhe çmimi në rast se do ta kisha firuar do të shkonte për gruan që mua më kishte rritur dhe vetëm tre ditë para se të futesha në Big Brother kishte fituar betejën me një sëmundje shumë të rëndë, ky është i vetmi moment që më vjen. Iii këto reagime për kauzën që unë kisha në Big Brother

Françeska: Siç ke ti kauzë kemi edhe në të tjerët, nuk je e vetmja me kauzë në këtë botë, e vetmja me halle në këtë botë.

Sara Gjordeni u eleminua me Zarf të Zi pas një debati të ashpër mes saj dhe Françeskës.