Këngëtari kosovar Robert Berisha pas daljes nga “Ferma Vip” po qëndron pranë të dashurës së tij, Ana Skrel.
Ata kanë postuar një fotografi së bashku, ”Zemra ime”, ka qenë mbishkrimi i fotos.
Çifti po kalojnë shumë kohë pranë njëri tjetrit, Ana shihet se është ulur në prehrin e Robertit dhe e përqafon.
Roberti ditë më parë në një intervistë deklaroi se është rehatuar dhe se ka menduar planifikimin e dasmës së dytë.
“Pse të mos bëj dasmë. Dasmën e dytë do ta bëj ndryshe. Do ta bëj jashtë, në një ambient të hapur. Më të vogël”, kishte deklaruar këngëtari.
ks