ShowBizzz

“Je arrogante”/ Gracianos nuk i del inati me Heidin, e ofendon edhe pas BBV

Teksa ishin të ftuar në “Post BBV”, mbrëmjen e kësaj të shtune, Graciano dhe Erjola Doçi kanë replikuar me finalisten e 4-të. Ata shprehen se pas përfundimit të formatit, Baci ka shfaqur sjellje arrogante teksa nuk u kursyen në ofendime ndaj saj.

Kjo e fundit zgjodhi t’i injoronte duke ju përgjigjur shumë shkurt. E gjitha duket të jenë vetëm disa shenja xhelozia nga ana e dy ish-banorëve për arritjen deri në finale të Heidit, e cila vijon të jetë një ndër personazhet më të komentuar të momentit.

Graciano: Një gjë që po më bën përshtypje sot më duket sikur dikush e ka pushtuar Heidin.

Heidi: Na kënaqe.

Graciano: Je arrogante, prepotente. Nuk e kemi parë Heidin kështu në BBV, çfarë të ka ndodhur, më dukesh shumë ndryshe. Ti vazhdon të jesh prapë Heidi pa këllqe, vazhdon të jesh prapë manipulatore dhe vazhdon të jesh hipokrite se po vazhdon të tregosh në dy poste një version tjetër të vetes tënde.

Heidi: Faleminderit.

Erjola Doçi: Në fakt qasjen e Heidit po e shoh dhe unë, të gjithë kemi marrë famën tonë, mbështetjen nga publiku, por të rrimë pak me këmbë në tokë sepse për këtë na kanë duartrokitur deri më sot, po shoh qasje prepotence.