Xhensila Myrtezaj i ka vënë “flakën” atmosferës me lëvizjet sensuale dhe provokuese gjatë koncertit të saj në një ndër klubet e Tiranës.
Këngëtarja kishte veshur një fund transparent, ndërsa në videon që po bën xhiron e rrjetit, Xhensilës i duken të brendshmet dhe format “bombastike”.
Të pranishmit në klub kanë shpërthyer në brohorima dhe fishkëllima, ndërsa Xhensila vazhdonte lëvizjet provokuese “pa e prishur fare terezinë.”
Ndërkohë që nuk munguan dhe komentet negative nga ndjekësit, megjithëse kishte edhe nga ata që e mbështesin këngëtaren.
Kujtojmë se divorci i bujshëm me Bes Kallakun ka bërë që dyshja të jenë në qendër të vëmendjes dhe çdo lëvizje e tyre përbën interes të lartë për publikun shqiptar.