LifeStyle

Ja sa orë këshillohet të punoni dhe pushoni në ditë, sipas ekspertëve

Studimet e ndryshimet tregojnë se si të balanconi angazhimet e përditshme për një mirëqenie të plotë dhe efektive.

Në një botë gjithnjë e më të furishme, gjetja e ekuilibrit të duhur midis punës, pushimit dhe jetës personale mund të duket si një sfidë më vete. Për fat të mirë, shkenca na vjen në ndihmë, pasi hulumtimet e fundit kanë zbuluar sekretin për të pasur një jetë më të shëndetshme në harmoni me trupin tuaj. 

A po pyesni se cila është formula magjike? E thjeshtë: Ndani orët e ditës në mënyrë strategjike, duke i kushtuar kohën e duhur pushimit, gjumit, qëndrimit në këmbë dhe ushtrimeve. Studiuesit në “Swinburne University of Technology” dhe “Baker Heart and Diabetes Institute” në Australi kanë zbuluar se si duhet të ndajmë secilën prej ditëve 24-orëshe në segmente të dedikuara për punën, relaksin, fjetjen etj.  

Sa orë duhen për të punuar, pushuar dhe lëvizur:

-6 orë ulur, 5 orë e 10 minuta qëndrim në këmbë

-8 orë e 20 minuta gjumë

-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik me intensitet të ulët

-2 orë e 10 minuta aktivitet fizik mesatar dhe intensiv

Duket se ky studim sjell një mesazh të rëndësishëm: Duhet të kalojmë më shumë kohë duke lëvizur ose duke qëndruar në këmbë dhe më pak kohë ulur.

Si t’i aplikoni në jetën e përditshme këto sugjerime:

Sipas ekspertëve, ndarja e orëve të ditës mes punës, pushimit dhe lëvizjes janë sekreti i mirëqenies optimale. Por si mund t’i zbatojmë konkretisht këto udhëzime?

-Lëvizni gjatë ditës

Në mëngjes, në vend që të filloni ditën me kafe në divan, provoni të bëni një shëtitje të shkurtër ose seancë yoga për të zgjuar trupin dhe mendjen tuaj.

-Shfrytëzoni hapësirën e orës së pushimit

Gjatë pushimit të drekës ose pushimeve të punës, shmangni uljen në tryezën tuaj. Ngrihuni, bëni një shëtitje ose bëni disa lëvizje trupi për të aktivizuar qarkullimin e gjakut dhe për të reduktuar stresin.

-Ulni kohën e qëndrimit me pajisje teknologjike

Kufizoni kohën e kaluar para kompjuterit ose televizorit. Pas një dite të gjatë në punë, jepini vetes pak kohë për të shkëputur mendjen dhe për të lëvizur lirshëm.

-Përfshini ushtrimet në rutinën e përditshme

Gjeni mënyra kreative për t’i përshtatur ushtrimet në rutinën tuaj të përditshme. Nuk duhet ta ktheni jetën përmbys, sepse çdo gjë nis gjithmonë nga gjërat e vogla. Për shembull, merrni shkallët në vend të ashensorit ose planifikoni shëtitje me miqtë pas darkës.

Jini të sjellshëm me veten

Mos harroni se askush nuk është i përsosur. Nëse nuk mund t’i ndiqni këto udhëzime me laps e letër në dorë, mos u shqetësoni. E rëndësishme është që të përpiqeni të bëni më të mirën për t’u kujdesur për shëndetin tuaj fizik dhe mendor.