ShowBizzz

Filmi i ri bën bashkë dy yjet e kinemasë turke!

Barış Arduç dhe Hande Erçel, dy nga aktorët më të njohur të televizionit dhe kinemasë turke, po bëhen gati të dalin në ekran me një film krejt të ri. Ata kanë nisur provat për filmin romantik “Një tjetër dashuri”, prodhim i O3 Media.

Filmi i ri bën bashkë dy yjet e kinemasë turke!

Skenari i filmit është shkruar nga Ceylan Naz, ndërkohë që regjisor do të jetë Engin Erden. Arduç dhe Erçel do të nisin xhirimet në Çeşme në korrik.

Hande Erçel, ylli i serialeve ‘Sen Çal Kapımı’ dhe ‘Bam Başka Biri’ do t’i japë jetë personazhit ‘Aslı Mansoy’.

Filmi i ri bën bashkë dy yjet e kinemasë turke!

“Një tjetër dashuri” do të sjellë në ekran ribashkimin e Ege dhe Aslı, familjet e të cilëve kanë biznes të përbashkët, duke bërë të mundur ritakimin e dy të rinjve që nuk janë parë që prej fëmijërisë së tyre. Në film do të shikojmë marrëdhënien romantike mes Eges, i cili i ktheu shpinën pasurisë së familjes së tij dhe Asli, e cila luftoi për fatin e kompanisë familjare.

 

 



bal