ShowBizzz

Albërije Hadërgjonaj pendohet për operacionin plastik

Këngëtarja Alberije Hadergjonaj duket se është penduar për zgjedhjet që ka bërë. Së fundmi, ajo ka folur hapur për operacionin plastik që ka kryer në hundë, por e penduar.

“Duhet me marrë pak kockë në brinjë. Është shumë e vështirë, por do doja të kem hundën që kam pas. Është një proces shumë i gjatë se unë kam folur me doktor”, ka thënë Hadërgjonaj për mediat në Kosovë.

Po ashtu ajo dha edhe një mesazh për vajzat e reja.

“Unë kam qenë shumë e re kur e kam prek hundën edhe jam bërë shumë pishman. Do doja ta kisha siç e kam pas. Është gjë tjetër të trajtohesh pak, të dukesh më mirë. Të kesh lëkurë të pastër të lëmuar është krejt normale, por këto prekjet estetike është shumë e frikshme me thënë të drejtën. Nuk është Zot doktori, sado të mundohet rrugës, mund të ndodhi diçka e keqe”, tha ajo.