ShowBizzz

Familjarët e Meritonit pranojnë lidhjen e tij me Ilnisën

Marrëdhënia mes Ilnisës dhe Meritonin është komentuar vazhdimisht në media si një lidhje që nuk është pranuar nga prindërit e Meritonit dhe shkak përflitet se është diferenca në moshë.

Ai që ka shtuar më shumë aludimet, ishte babait i Meritonit, i cili i ftuar në emisionin “Cherry On Top”, i cili është shprehur gjatë intervistës për lidhjen e djalit të tij se çdo gjë që ka bërë Meritoni e kanë parë në kuadër të lojës.

Ilnisa është përgjigjur për këtë deklaratë duke thënë se “dashuria thyen çdo kufi dhe barrierë dhe fjalët i merr era”.

Dhe ashtu ka ndodhur pasi motra e Meritonit mesa duket ka dhënë konfirmin e saj për këtë romancë të bukur mes dyshes, duke u ndjekur në rrjetin social Instagram.

Nuk është ende e qartë nëse Ilnisa ka udhëtuar drejt Kosovës për të takuar familjarët e Meritonit por ky veprim nga ana e Agnesës patjetër që tregon se gjërat janë në drejtimin e duhur.



lokimagazine