Reperi Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik që një kohë po punon për albumin e tij që titullohet “Mërgimstar”.
Ai përveç kësaj ka nisur pushimet në Afrikë dhe është përfolur edhe për një lidhje të mundshme me prezantuesen Lotina Haziri e cila ndodhet po ashtu në të njëjtin vend, shkruan lajmi.net.
Por, asnjë konfirmim zyrtar deri më tani nuk ka nga dyshja.
Megjithatë Mozzik sot ka bërë një paralajmërim për fansat e tij, duke ju thënë që t’i mbajnë telefonat afër.
“Mbani telefonat afër se e kam një super lajm sot për krejt”, ka shkruar reperi në ‘Instastory’.
Së çfarë po planifikon artisti mbetet të presim deri në njoftim të radhës nga ai.