Shëndetësi

‘Obeziteti po vret të rinjtë, te disa jep probleme mendore’, flasin ekspertët

Ledina Bardhi instruktor fitnesi dhe Hyrida Basha sc.Dietologe, Msc.Biologe Molekulare të ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, folen në lidhje me obezitetin, shkaqet por dhe pasojat që ai sjell.

“Jeta është bërë shumë sedentare por vë re se shumica kanë tendencën të vijnë për ndihmë në momentin që janë keq, dhe e kanë akoma më të vështirë rikuperimin.

 Kjo është diçka që duhet mbajtur konstante dhe nën kontroll gjithë kohës” u shpreh Bardhi.

“Obeziteti është madje dhe një sëmundje vdekjeprurëse. Së pari përveç gjithë problemeve që ne përmendëm është ndikues edhe të shëndeti mendor.

Pra deri diku lidhen bashkë, pasi këtyre personave zakonisht ju bie vetbesimi, mendojnë se nuk do ja dalin kurrë e të tjera me radhë.

Kjo prek gjendjen emocionale. 

Ngaqë obeziteti prek pjesën dhjamore, është ajo që quhet status hormonal.

Në fund te ditës, njeriu funksionon në bazë të hormoneve dhe kur kemi dhe mbipeshën përveç faktit që kemi dhe vetëbesimin e ulur, etj etj… shkaktojmë dhe probleme që lidhen me hormonet’, sqaroi Hyrida Basha.