Roberti dhe Flori u përfshin në një diskutim, ku shkak u bënë punët e fermës dhe shtëpisë.
Flori pyeti Ditean nëse ka ndarë detyrat në rolin e Kryefermerës, teksa kjo e fundit theksoi se nuk ka më kuptim, pasi gjithësecili duhet të bëjë pjesën e tij.
Gjatë këtij diskutimi ndërhyri edhe Roberti, i cili i tha Florit se edhe ai është fajtor.
Ai tha se edhe pse shprehet se është natyrë që bën punë, sërish ankohet.
Pjesë nga biseda:
Ditea: Jemi bërë si shkollë riedukimi këtu, i përsërisim gjërat…
Flori: Nuk po të them për të provokuar debat, por duhet të jemi më të kujdesshëm gjithsecili sepse gjërat nuk bëhen vetë. Tavolina ishte me bojë e gjitha, e lash dy ditë ashtu dhe e pastrova prapë
Roberti: Por edhe ti ke faj
View this post on Instagram