Kate Middleton mund të mos kthehet kurrë më në rolin e saj si Princeshë në pallatin mbretëror. “Us Weekly”, teksa citon burime afër Kate, shkruan se Princesha e Uellsit, e cila po i nënshtrohet kimioterapisë për kancerin, aktualisht “po rivlerëson atë që do të jetë në gjendje të bëjë kur të kthehet”.
Media amerikane shkruan se Kate Middleton mund të zëvendësohet publikisht nga “Beatrice of York”, vajza e Sarah Ferguson dhe Princit Andreë, fëmija më i vogël i Mbretëreshës Elizabeth II. Ndërsa nuk dihet shumë për trajtimet e kancerit, burime flasin për një “Kate të panjohur, ajo ka humbur 15 kilogramë” dhe si rrjedhojë Pallati mbretëror po mendon të marrë masa për një “fytyrë të re publike.
Mjekët pranë Kate, rekomandojnë që ajo të mos takojë shumë persona pasi ndikon tek shëndeti i saj. Por pavarësisht sëmundjes, Kate është aktive në familje. Të afërmit e saj thonë se, Kate po shijon ditë të lumtura me fëmijët dhe bashkëshortin e saj.
/tiranapost