LifeStyle

3 shenjat e horoskopit që zakonisht nuk mbajnë miqësi afatgjata

Shpesh thuhet se miqtë vijnë në jetën tuaj për një arsye të caktuar, por duket se disa lloj miqësish janë të destinuara të përfundojnë shpejt. Teksa disa shenja të horoskopit që janë të prirura për të qëndruar pranë jush gjithë jetën, tre prej tyre i gëzohen miqësive jetëshkurtra dhe nuk e kanë fare problem këtë gjë.

Ja cilat janë këto shenja:

Binjakët

Binjakët janë të njohur për përshtatshmërinë e tyre dhe interesat që ndryshojnë vazhdimisht. Shtoni këtu edhe faktin që ata janë një shenjë Ajri dhe kjo shpjegon pse ata lëvizin shpesh nga një vend në tjetrin apo nga njëra zgjedhje në tjetrën. Një Binjak krijon miqësi në shkollë, në palestër, në kafene apo në një kurs të caktuar që ndjek.

Ata bëjnë miqësi për 5 minuta me gjithçka sillet rrotull tyre, ama janë të prirur që ta përfundojnë shpejt në momentin që kuptojnë se nuk kanë asnjë lidhje apo interes të përbashkët.

Shigjetari

Shigjetarët janë kureshtarë dhe gjithmonë duan të provojnë gjëra të reja. Ata priren të krijojnë miqësi të kufizuara në kohë, të tilla si të qenit miq të ngushtë vetëm për një verë ose duke punuar në një projekt të caktuar.

Por, edhe pse miqësitë e tyre janë afatshkurtra, kjo nuk do të thotë se ato nuk janë të rëndësishme. Shigjetarët i vlerësojnë kujtimet që krijojnë me miqtë, por ata janë gjithmonë të gatshëm të kalojnë në aventurën e radhës nëse ajo u duket më interesante.

Ujori

Ujorët priren të bëjnë miq nëpërmjet interesave të përbashkëta intelektuale, që do të thotë se ata krijojnë lidhje të ngushta me kolegët ose shokët e klasës në gjimnaz. Me fjalë të tjera, një Ujor do të jetë miku/ja juaj më e mirë për sa kohë që ju ndiqni një kurs aktivitetesh të caktuara apo keni interes të përbashkët për punën, arsimin etj.

Por, mos u çudisni që disa muaj më vonë mos të dëgjoni më për miqtë Ujor që keni, duke mos marrë asnjë telefonatë apo mesazh për ditë apo muaj me radhë.