Ditën e djeshme moderatorja Fjoralba Ponari surprizoi fermerët.
Gjatë vizitës së saj në “Ferma VIP” bëri biseda të ndryshme me fermerët. Gjatë bisedës me Çiljetën, iu rikthye diskutimit për Florin.
Këngëtarja theksoi se sjellja e Florit me Robertin i është dukur servilizëm.
Mendova se Flori do ishte më ndryshe kur erdhi nga Aramerasi. Por qëndrimi që ka mbajtur ndaj nesh, gjatë ardhjes së Robertit më është dukur shumë servil, i qëndroj asaj që kam thënë. Ka jetuar 70 e ca ditë me ne. Mendoj që personaliteti vlen më shumë se çdo gjë tjetër, – tha Çiljeta.
Mirëpo kjo deklaratë duket se nuk është pritur mirë nga partnerja e Florit, e cila ka komentuar në videon e publikuar në faqen e “FermaVIP”.
“Harrove krushkën moj, apo se quan servilizëm atë ti se ashtu të leverdis! E ule veten tani në fund, turp për ty!”, shkroi partnerja e Florit, ndërsa “Krushkë” i referohet Elsa Lilës.