Jennifer Lopez kishte një shprehje të tensionuar nefytyrë kur u pa me makine se fundi nëpër Los Angeles. Ylli 54-vjeçar i muzikës pop është aktualisht në një periudhë trazirash personale dhe profesionale, me një turne të sapo anuluar dhe probleme martesore me Ben Affleck.
E ulur në sediljen e pasagjerit, Jennifer u shfaq e stresuar dhe e mërzitur, buzët e saj të shtrënguara fort dhe sytë e saj të fshehur pas syzeve masive të diellit, thote DailyMail. Kjo, tre dite pasi pasi ajo dhe Ben u panë duke ndarë një puthje të sikletshme teksa u ribashkuan në lojën e basketbollit të djalit të tij në Los Angeles të dielën.
Ylli i filmit “Hustlers” dhe regjisori i “Argo”, 51 vjeç, mbërritën veçmas në një YMCA për të brohoritur për djalin e tij 12-vjeçar Samuel. Dyshja përshëndetën njëri-tjetrin jashtë, por zgjodhën të mos putheshin në buzë. Beni duket se e përkëdheli gruan e tij në shpinë, përpara se të niseshin së bashku në event. Më pas, dyshja dukeshin të trazuar teksa porositen ushqim në një restorant, mes thashethemeve të vazhdueshme për vështirësitë martesore.
Këngëtarja e anuloi turneun e saj në ShBA ‘për të qenë sic tha me fëmijët e saj e familjen’ pasi albumi i saj dështoi dhe filmi i Netflix, “Atlas” u pasua me kritika të shumta.
bal