Le ta pranojmë që për shumicën e njerëzve takimi i parë me një person për të cilin/ën kemi filluar të kemi ca flutura të vogla në stomak është shpesh një moment i sikletshëm. Çfarë të veshim, si të sillemi, pyetjet e duhura që duhen të bëjmë nisur nga fakti që e njohim shumë pak, ose aspak atë që kemi përballë…Me pak fjalë ka një mal me paqartësi!
Por, sipas Susan Trombettit, një eksperte e marrëdhënieve në çift, ka disa pyetje tipike që nëse bëhen mund ta bëjnë takimin e parë mbresëlënës duke lënë pas edhe një shije të mirë.
#1 Kush ka qenë dashuria jote e parë?
Kjo në dukje ngjan me një pyetje të sikletshme, por prekja e kapitujve nostalgjikë në një romancë të re të pritshme është një pasqyrë ku ju mund të merrni shumë detaje rreth tipit të personit, romancës, puthjeve, vendit etj.
#2 Si ishte puthja e parë dhe sa romantik ka qenë vendi?
Një pyetje që ju lejon të merrni të tjera detaje shtesë rreth faktit nëse shihni të ardhme bashkë si çift, edhe pse është vetëm takimi i parë. Ju kuptoni nëse ai/ajo është flirtues, është serioz/e etj.
#3 Më thuaj dy të vërteta dhe një gënjeshtër
Duket si një lojë e luajtur nga të gjithë ne, por kjo sjellë edhe disa nota humori në tryezë. Fakti që personi përballë jush flet për një histori të kaluar, një të vërtetë apo gënjeshtër të sajuar etj.
#4 Çfarë do të bënit me jetën tuaj nëse paratë nuk do të kishin rëndësi?
Një person mund të ëndërrojë gjithmonë! Por, kur ju e bëni këtë pyetje, afërmendsh që merrni edhe një pasqyrë se si e ka ai/ajo raportin me punën, përgjegjësitë, paratë apo investimet.
#5 Çfarë është ajo gjë që ju e keni dhe i befason njerëzit?
Të pyesësh për befasinë në takimin e parë është një mënyrë për të krijuar disa hapësira për dobësi apo gjëra serioze, që personi përballë jush mund t’i ketë me bollëk ose jo.
#6 Si është fundjava ideale për ju?
Kjo është një pyetje tipike për të kuptuar nëse do të dashuroheni me një njeri që i pëlqen mëngjesi në shtrat, apo një person mëngjesi që mban frymën në plazhin, pishinën apo atraksionin në arratisjen e radhës.
#7 Vendi i preferuar ku doni të udhëtoni?
Thelbi i kësaj pyetjeje nuk është domosdoshmërisht të shtoni në listën tuaj të pritshmërive një vend të ri, por për të parë se sa përputhjen qasjet tuaja në pjesën e planeve për udhëtime jashtë shtetit, oraret, zgjedhjet e vendeve etj.
#8 Diçka që doni ta arrini këtë vit?
Kjo pyetje është fantastike për të nxjerrë në pah seriozitetin e vajzës/djalit për të cilin keni filluar të keni ndjenja, planet për të ardhmen dhe seriozitetin në mbërritjen dhe realizimin e gjërave.
#9 Cili është komplimenti më i mirë që keni marrë?
Komplimentet shpesh thonë shumë për tiparet që njerëzit vlerësojnë tek ne, ndaj kur ju bëni këtë pyetje merrni edhe një pasqyrë të asaj se çfarë të tjetër shohin si pozitive te ju, si në aspektin e pamjes së jashtme dhe në atë të personalitetit.