ShowBizzz

Roberti i kërkon Baby G-së të sqarojë Dijonisin për debatin që ndodhi mes tyre

Një batutë e Robertit, ka nxehur gjakrat mes tij dhe Dijonisit ditën e sotme në “Ferma VIP”.

Roberti ju drejtua grupit tjetër se edhe nëse vini me gjithë familje e farefis sërish grupi ku ai bënte pjesë do i kishte mundur.

Por kjo deklaratë irritoi Dijonis Bibën, i cili i kërkoi Robertit që të mos i përmendë më familjen.

Por për të rregulluar raportet mes tyre, Roberti ka biseduar me Baby G për situatën dhe i ka kërkuar asaj që t’i thotë Dijonisit se nuk e kishte personale.

Nga ana e këngëtares ka pasur një mirëkuptim, dhe i ka thënë se e ka kuptuar që nuk e kishte personale me Dijonisin apo familjarët e secilit fermer aty brenda.