ShowBizzz

Po rrit vetëm fëmijët; Kim Kardashian flet për vështirësitë: S’mund të jetoj kështu!

Kim Kardashian është një nga femrat më të famshme në botë. Por pas gjithë suksesit, ajo lufton me vështirësitë e një nënë që po rrit e vetme pas bashkëshortin fëmijët e saj.

Që nga ndarja e saj nga ish-bashkëshorti Kanye West në vitin 2022, Kardashian ka qenë nënë beqare për katër fëmijët e çiftit: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

Së fundmi Kim ka zbuluar se asaj iu desh të fshihej në një banjë në shtëpinë e saj për t’u shpëtuar fëmijëve të saj, të cilët bërtisnin dhe “trokisnin në derë” ndërsa ajo përpiqej të bënte një intervistë për Zoom.

Po rrit vetëm fëmijët; Kim Kardashian flet për

 “Nuk mund të jetoj kështu”, pranoi Kardashian. “Më mbaroi durimi dhe kjo ishte superfuqia ime, të qenit e qetë dhe e duruar”. Kim pranoi se do të dëshironte të ishte më shumë si motra e saj Khloe, për të cilën ajo beson se është një prind më “i rreptë” me fëmijët e saj, True dhe Tatum. “Nuk e di pse e kam të vështirë të them se ‘Jo është jo’”, tha Kim.

Po rrit vetëm fëmijët; Kim Kardashian flet për

“Mendoj se gjithashtu nuk dua të merrem me ankimet dhe lotët e tyre”. Me sinqeritet, 43-vjeçarja pranoi se ka nevojë për më shumë ndihmë për të menaxhuar gjithë kaosin në shtëpi.

 



bal