Të arratisesh si familje me pushime nuk është asnjëherë e lehtë, pasi prindërit i dinë mirë vështirësitë që vijnë si “faturë” bashkë me dëshirën për argëtim në një resort në plazh, det, pishinë apo mal. Por, që pushimet tuaja të radhës të jenë të pranueshme, pavarësisht nëse zgjidhni të udhëtoni me makinë apo avion, ka disa gjëra për të cilat duhet të tregoheni më shumë se të kujdeshëm.
Ja për çfarë bëhet fjalë:
#1 Rezervoni sa më herët
Sa më herët të rezervoni udhëtimin tuaj, aq më shumë shanse do të keni që të kurseni ndonjë lekë, por edhe të planifikoni pse jo. Përveç çmimeve më të mira, ata që kujtohen për të prenotuar herët kanë mundësi që të zgjedhin vendet më të mira në avion, dhomat më të mira në hotel etj.
#2 Jepini vetes kohë shtesë
Gjithçka zgjat më shumë me fëmijët, ndaj nëse ky është udhëtimi juaj i parë familjar, nuk është kurrë një ide e keqe që të dyfishoni apo edhe trefishoni ditët që keni planifikuar për këto pushime, pasi me fëmijët ka gjithnjë të papritura.
#3 Shijoni pushimet dhe relaksin
Moti i keq i paparashikuar apo vonesat e fluturimeve ndodhin, ndaj të mërzitesh apo të humbasësh qetësinë nuk është se ndryshon diçka. Thjesht, shijoni maksimalisht këtë aventurë.
#4 Zgjidhni oraret vonë paradite ose herët pasdite
Nëse keni fleksibilitet në orare, shmangni zgjedhjen e orareve të nisjes herët në mëngjes ose natën vonë për fluturimet, trenat ose autobusët. Në vend të kësaj synoni të udhëtoni midis orës 11:00 paradite dhe katër pasdite. Këto orare cilësohen si me më pak fluks njerëzish në aeroporte, trafik në rrugë etj.
#5 Përafroni kohën e udhëtimit me kohën e gjumit
Në fund të fundit, nuk ka fëmijë më të qetë në avion se sa një fëmijë që fle. Por bëjeni këtë vetëm nëse i/e vogla juaj është nga ata persona që mund të flejë kudo.
#6 Shkruani në një letër disa detaje për udhëtimin
Kjo duhet të përfshijë të gjitha detajet si datat e udhëtimit, numrat e konfirmimit të linjës ajrore, adresat e hoteleve etj.
#7 Kthehuni në të njëjtin vend, përsëri
Shumë familje që kanë udhëtuar së bashku kthehen në të njëjtin destinacion, madje disa herë. Kjo ndodh se ju njihni gjithçka ndodh brenda dhe jashtë resortit apo vendit që keni zgjedhur për të pushuar.
#8 Zgjidhni një resort gjithëpërfshirës
Nëse jeni duke kërkuar për pushime ku nuk keni nevojë të bëni shumë planifikime, resortet gjithëpërfshirëse ofrojnë opsione argëtimi, restorante dhe dhoma gjumi për të gjithë familjen bashkë, çiftet e ndara, fëmijët veç etj.
#9 Kontrolloni motin në vendin dhe ditët që keni zgjedhur për pushime
Të paktën disa ditë para se të niseni për pushime, shikoni motin. Kjo do t’ju ndihmojë të merrni veshjet dhe gjërat që ju duhen.
#10 Telefononi përpara për të mësuar rreth kushteve
Keni nevojë për një krevat fëmijësh në dhomë? Dëshironi të punësoni një babysitter? Pyesni për të gjitha këto lehtësira përpara se të rezervoni, në mënyrë që të dini saktësisht se çfarë ofron hoteli ku keni rezervuar.