Ata janë personazhe të mbyllur dhe zgjedhin vetminë dhe qetësinë e tyre. Vetëm kështu argëtohen. Nuk i pëlqejnë shumë mbledhjet shoqërore dhe shumë njerëz rreth tyre, kjo i mbyt. Nuk po themi se janë krejtësisht antisocialë, thjesht “bateria sociale” e tyre mbaron shumë shpejt. Le të shohim se për cilat shenja po flasim dhe sigurisht t’i analizojmë ato:
BRICJAPI- Lëreni Bricjapin në një ishull të shkretë dhe mos e shihni më për dhjetë vitet e ardhshme, dijeni se do të jetë mirë. I lumtur dhe i qetë. Në qetësinë e tij, të bëjë çfarë të dojë, pa pasur nevojë të flasë me askënd. Ai thjesht mund të qëndrojë vetëm. Kjo është mënyra e vetme që ai ndjen se po relaksohet. Ai nuk dëshiron njerëz rreth tij kjo sepse lodhet dhe nuk duron dot shumë.
UJORI- Ju mund të habiteni kur shihni Ujorin në këtë artikull të veçantë dhe deri në një pikë ne ju kuptojmë, sepse shumica e njerëzve i konsiderojnë ata socialë dhe ekstrovertë. Megjithatë, ky imazh për Ujorin nuk është aq i saktë. Ai është një person me shumë kuriozitete por nuk dëshiron shumë shoqërim.