Ngacmimi seksual në vendin e punës ka një kosto të madhe për ekonominë, si nga aspekti i grave dhe vajzave viktimë, ashtu edhe për ekonominë në përgjithësi.
Akuzat e bëra nga figura të famshme të Hollivudit kundër producentit të filmit Harvey Weinstein kanë shkaktuar një bisedë të gjerë për ngacmimin seksual në vendin e punës. Duke përdorur hashtagun #Metoo (Edhe Unë) gratë (dhe disa burra) kudo në botë kanë hyrë në median sociale për të shpërndarë eksperiencat e tyre të ngacmimeve dhe sulmeve seksuale.
Një problem pak i raportuar
Sasia e ngacmimeve në vendin e punës – përfshirë ngacmimin seksual – është e dokumentuar mirë. Një studim i 2016-ës nga Komisioni i SHBA për Mundësinë e Barabartë në Punësim ka zbuluar se për vitin 2015 mori 90,000 ankesa për disa forma të ngacmimit seksual dhe tha se problemi ishte i raportuar më pak seç duhej.
Edhe në Mbretërinë e Bashkuar, një sondazh i vitit të kaluar zbuloi se nga 1533 gra, 52 për qind kishin përjetuar ngacmime seksuale në vendin e punës.
Ç’ka është befasuese është se ka pak kërkime të përditësuara në ndikimin ekonomik të ngacmimeve seksuale mbi viktimat në termin e humbjes së mundësive në karrierë dhe ndaj organizatave dhe kompanive që kanë dështuar të parandalojnë ndodhjen e kësaj në radhë të parë.
Një sondazh amerikan, tepër i përdorur, ku u përgjigjën personeli dhe drejtorët e burimeve njerëzore dhe zyrat e mundësisë së barabartë, që përfaqësojnë 3.3 milionë punonjës të 160 korporatave, doli në konkluzion se një kompani e zakonshme në renditjen Fortune 500 me 23,750 punonjës humb në vit 6.7 milionë dollarë për shkak të mospranisë, produktivitetit të ulët dhe largimit të stafit si pasojë e ngacmimit seksual.
Megjithatë, ky studim daton nga vitet 1988 dhe është e vështirë të gjesh prova më bashkëkohore kërkimore në dëmin financiar të ngacmimit seksual.
Pavarësisht kostos financiare dhe asaj të reputacionit te kompanive me kapital të lartë – siç qe rasti me 45 milionë dollarë që 21 Centry Fox pagoi në tremujorin e parë të vitit 2017 për të arritur marrëveshje me ngacmimin seksual – ekzekutivët duken të paaftë të matin problemin ose zgjedhin ta shpërfillin atë.
Luftë për barazi
Ka shumë prova, gjithsesi, të cilat tregojnë se gratë nuk kanë status të barabartë në shumë vende pune dhe nuk po promovohen në role të larta, gjë që e bën zgjidhjen e ngacmimit seksual më të vështirë. Studimet gjithashtu tregojnë vazhdimisht se gratë janë të përfaqësuara pak në disa industri të caktuara, përfshirë teknologjinë.
Rastet e keqtrajtimit të grave në Silikon Vallej gëlojnë. Travis Kalanick, ish-shefi ekzekutiv i Uber, u detyrua të largohej nga pozicioni i tij më herët këtë vit pas një investigimi në kulturën e korporatës që kishte shpërfillur ankesat rreth diskriminimit dhe ngacmimit seksual, megjithëse Kalanick qëndron në bord.
Dhe një inxhinier i Google nxiti një stuhi reagimesh më herët këtë vit, kur sugjeroi në një blog se gratë mund të jenë të papërshtatshme për role teknologjike prej “ndryshimeve gjenetike”.
Provat nga e gjithë bota – nga debati rreth diskriminimit gjinor të pagesës në BBC, te studimet që tregojnë se 59 vende nuk kanë ligje për ngacmimin seksual në punë – priren të mbështesin teorinë që gratë ende trajtohen si shtetase të dorës së dytë në shumë vende dhe industri.
Kjo është pavarësisht faktit se më shumë gra po hyjnë në tregun e punës. Për shembull, përqindja e grave ekonomikisht aktive në Shtetet e Bashkuara Arabe u rrit nga 9.6 për qind në vitin 1990 në 12.5 për qind në vitin 2016 dhe në Mbretërinë e Bashkuar nga 43.3 për qind në 46.4 për qind në të njëjtën periudhë, vlerëson Banka Botërore.
Pa mbështetjen e liderëve të korporatave dhe politikëbërësve, është e vështirë të shohim si do të ndryshojnë gjërat. Siç tha në vitin 2016 Komisioni i Mundësive të Barabarta në Punësim në SHBA, lidershipi për këtë çështje duhet të vijë nga lart, megjithëse ne të gjithë mund të bëjmë një ndryshim. Ai shtoi: “ngacmimi seksual në vendin e punës nuk do të ndalojë vet – na takon të gjithëve të jemi pjesë e luftës për të ndaluar ngacmimin seksual në punë”.