Baby G u shpreh se nëse ajo eliminohet, nuk do të bëjë më muzikë.
Siç tha, për të nuk ka arsye të bëj muzikë neës njerëzit nuk e pëlqejnë. Ajo tha se do të mërzitet shumë nëse nuk arrin në finale.
Nga ana tjetër, Dijonisi dhe Renisi i thanë se këto janë dy gjëra që nuk kanë lidhje.
Renisi i tha se ajo ka dalë njëherë si më pak e preferuar dhe se nuk duhet t’i mendojë këto gjëra.
Pjesë nga biseda:
Baby G: Mërzitem nëse dal.
Renisi: Pse?
Baby G: I kam dhënë shumë besim vetes për të shkuar në finale, do të më vinte inat nëse nuk shkoj. Do të qaj 5 ditë. Nuk bëj kurrë më muzikë.
Dijonisi: Pse?
Baby G: Është e vërtetë. Për njerëz që nuk i pëlqej pse të bëj muzikë?
Dijonisi: S’ka lidhje.
Baby G: Ka.
Renisi: Po të jetë ashtu, ti dole që javën e 4 në sfidë. Nëse ecën me këtë teori…