ShowBizzz

Kiara Tito tregon se si duket pas shtatzënisë, pas publikimit të një fotografie në Instagram

Kiara Tito, e njohur për publikun shqiptar përmes pjesëmarrjes së saj në BBVA, ka ndarë me ndjekësit e saj një imazh të ri në Instagram, ku tregon fizikun e saj pas shtatzënisë.

Ajo dhe partneri i saj, Luiz Ejlli, u bënë prindër për herë të parë rreth një muaj më parë, duke i dhënë jetë vogëlushes së tyre, Luna Mari Ejlli.

Në fotografinë e publikuar, Kiara shihet e veshur me një set me lule, që thekson linjat e saj të rikthyera.

Imazhi ka marrë vëmendje të menjëhershme në rrjetet sociale, dhe komentet pozitive nuk kanë munguar nga ndjekësit dhe miqtë e saj, të cilët kanë vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e saj për të qenë në gjendje të mirë fizike edhe pas shtatzënisë.

Ky rikthim ka bërë përshtypje edhe tek fansat, të cilët kanë shprehur admirim për motivimin e saj.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)