Robert Berisha ka qenë i ftuar në “Cherry on Top” ka folur për jetën personale dhe atë profesionale. Gjatë intervistës, ai u pyet në lidhje me komentet që i referoheshin se ai ishte bërë i famshëm falë lidhjes me këngëtaren Nora Istrefi.
“Kam pas komente që edhe t’i duhet ta falënderosh Norën. Kush nuk e di unë jam çuni i Tomor Berishës, kompozitorit shumë të njohur. Kur kam dalë në skenë Nora ka qenë pesë vjeçe. Atëherë nuk ka pasur rrjete sociale dhe YouTube dhe më njihte vetëm Kosova. Por për Shqipërinë, që pas fejesës me Norën më ka dhënë një shtysë dhe e falënderoj deri sa të jem gjallë”, tha ai.
Robert dhe Nora kanë një raport të mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes së tyre, madje Berisha zbuloi se do të bëjë një intervistë me ish-partneren e tij, Nora Istrefin.
“Kjo intervistë shumë shpejt ka për të ndodhur dhe ajo do të jetë një prej të ftuarave të tij në emisionin ‘Robi plaket kur don vet’”, tha ai.
bal