Fermerët po shijojnë ditët e fundit në “Ferma VIP”, ndërsa komentojnë edhe ndjesitë e përjetuara teksa shpalleshin finalistët.
Ditea theksoi se ishte mjaft e emocionuar, sa as klipin që e shpallte finaliste, nuk mundi ta shikonte mirë.
“Unë isha aq e emocionuar sa as nuk e kam parë mirë klipin, por në fund fare e mbylla sepse video ishte çfarë do t’i thoje Diteas para dy muajsh e gjysmë dhe unë kisha thënë që do i thoja që të ketë më shumë vetëbesim”, tha ajo.
Fermerja u shpall finaliste së bashku me Çiljetën, Baby G, Dijonisin, Renisin dhe Florin.
View this post on Instagram