Meriton Mjekiqi ish-banori i njohur i Big Brother Vip Albania 3 ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Cherry on Top”.
Në një moment të bisedës, Meritoni ka zgjedhur të ironizojë Donald Veshajn, një tjetër personazh të njohur në skenën e showbiz-it shqiptar.
“E kaloi Donaldi? Pashë në disa intervista që ishte i mërzitur?” – ka pyetur Mjekiqi.
Megjithatë, Bora Zemani, prezantuesja dhe partnerja e Donaldit, nuk ka ngurruar të reagojë ndaj kësaj pyetjeje.
“Të kishte marrë malli më duket për Donaldin. Sa dole e pe në TV” – ka thënë Bora.
Kjo përplasje verbale vjen në vijim të komenteve të mëparshme të Donaldit në lidhje me një debat të ashpër që ka ndodhur në BBV3.
Kujtojmë se debati i përfshiu Romeon, Meritonin dhe Liamin, ku u bë edhe një sulm ndaj Heidit dhe familjarëve të saj nga jashtë.