Agai ka sfiduar fermerët pasditen e sotme.
Të ndarë në dy grupe, së bashku me mentorët e tyre, ata duhet të gjejnë imazhet e insekteve dhe t’i vendosin në kolonën e duhur.
Grupi i parë përbëhej nga Renisi, Ditea, Flori bashkë me mentorët, ndërsa grupi i dytë mga Baby G, Dijonis, Çiljeta bashkë me mentorët.
“Fermerë, një sfidë të re keni përpara. Një sfidë që bën zzzzz, pra kundër insekteve. Sfida do të zhvillohet në dy grupe. Në disa prej ambienteve të fermës janë të ngjitura imazhet e insekteve, të cilat ju duhet t’i gjeni dhe t’i ngjisni tek dy kolonat H 10, të cilat janë të vendosura tek veranda jashtë. Ndarja e grupeve është si më poshtë:
Renisi, Ditea, Flori bashkë me mentorët
Baby G, Dijonis, Çiljeta bashkë me mentorët
Grupi që arrinë të gjejë dhe të ngjis më shumë insekte tek kolonat, do të shpallet grupi fitues. Agai fluturon tani, zzzzz”, lexoi Çiljeta në zarfin e dërguar nga Agai./vizionplus.tv
View this post on Instagram