Fedez tani ka vendosur të vazhdojë në rrugën e tij dhe atyre që kritikojnë mënyrën e tij të jetesës ai u përgjigjet se nuk ka asgjë të keqe, pasi ai është beqar dhe po përpiqet të vazhdojë jetën e tij.
Në mesin e shumë deklaratave që ai bën, ishte edhe një që kishte “shënjestër” ish-kunatën e tij Valentina Ferragni. Reperi mori disa kritika për diferencën në moshë me të dashurën, si dhe për faktin se nuk humbi kohë duke dalë me një grua tjetër pas përfundimit të martesës me Chiara Ferragni.
Kështu, gjatë një podcast me transmetuesin GrenBaud, Fedez dëshiroi të bënte një krahasim e cila ishte një goditje e qartë për Valentina Ferragni.
Fedez tha se ka një gjë që e bën atë të qeshë shumë: “(…) Por si ka mundësi, nëse një vajzë del me një djalë më të vogël dhe bën një tortë me fjalët ‘sa cool është i dashuri im dhjetë vjet më i ri’ mbi të? Dhe nëse një burrë e bën atë, është e tmerrshme?”.
Referenca është qartësisht për Valentina Ferragni, e cila me rastin e ditëlindjes së saj festoi me një tortë mbi të cilën ishte shkruar “31, por unë ende po tërheq 2000”, pasi aktualisht është në një lidhje me një djalë më të vogël se ajo, i cili ka lindur në 2000.
Kështu reperi ka shijuar ngacmimin me ish-kunatën e tij dhe kushedi nëse ajo do të vendosë të përgjigjet apo të preferojë heshtjen.