ShowBizzz

“Duhet të ishin përmbajtur”, Çiljeta diskuton me Valerin, për kë e ka?

Albano Bogdo ka qenë një prej konkurrentëve të “Ferma VIP” mirëpo me dëshirë të plotë ai e mbylli rrugëtimin e tij në fermë ku shkak kryesor u në një zënkë që pati me Robert Aliajn.

Për këtë, është diskutuar dhe ditën e sotme në fermë, ku Çiljeta, u ndal tek situata e krijuar mes Baby G dhe Albanos, ku një flirt mes tyre përfundoi në vendimin drastik të aktorit për t’u larguar nga “Ferma VIP”.

Çiljeta tha se Albano u ndikua shumë nga komentet dhe polemikat e krijuara brenda shtëpisë, ndërsa theksoi se bëhej fjalë për dy të rritur që duhej të ishin vetëpërmbajtur.

“Ai është njeri që ndikohet, ndikohet shumë. Unë nuk e di si duket nga jashtë, nuk ia kam haberin fare, unë them çfarë shoh brenda. Në rastin konkret janë dy njerëz të rritur që mund të kishin përmbajtur veten”, tha ajo.