Jo për të akuzuar kolegët por lajmet mbi shtatzëninë e personazheve publike në mediat rozë shqiptare janë pa kriter e jashtë çdo etike. Më shumë këto muaj kam lexuar aludime mbi shtatzëni, që në pjesën më të madhe rezultojnë të pavërteta, sesa kam parë qershi te tregu fruta-perimeve tani që erdhi dhe sezoni.
Vetëm për Dafina Zeqirin në gjysmën e këtij viti mund të jetë aluduar mbi tri herë se është në pritje të ëmbël. Asnjëra nuk ka qenë e saktë.
Rapotimi i fundit erdhi nga RTSH para pak ditëve, ku në një emision u raportua se artistja e njohur po pret fëmijën e saj të parë me Kreshnik Gjergjin. U raportua nga media në fjalë se burimet u kishin thënë se Dafina është në javët e para të pritjes së ëmbël.
Ne biseduam vetë me Dafinën, e cila që në fillim nënvizon se kjo është “çështje personale” për të cilën ka deklaruar se do na e zbulojë vetë kurdo që të ndodhë.
“Është mirë të merren fakte reale siç ndodh jashtë me mediat ndërkombëtare. Askush nuk guxon të shpikë gjëra të cilat nuk janë të konfirmuara nga vetë personi, as nga miqtë e afërt.”- na thotë artistja, e cila më pas shton referuar raportimeve se “kur thonë “burime të sigurta” e gënjejnë publikun.”
Në fund, Dafina shpreh keqardhjen dhe rezervat e saj për keqpërdorimin që u bëhet çështjeve kaq delikate nga mediat.
“Është një çështje shumë personale, por më vjen keq që e keqpërdorin me një mënyrë disa gazetarë për të marrë klikime me burime fake”.
Shpresojmë të jetë zhdukur çdo paqartësi! Prisni lajme nga Dafina për Dafinën./Class