Vetëm disa javë më parë, Celine Dion vendosi të flasë për herë të parë për sëmundjen nga e cila vuan: sindroma e personit të ngurtë.
Fjalët e saj erdhën gjatë një pamje paraprake të një dokumentari që ajo do të publikojë më 25 qershor në Amazon Prime. Megjithatë, Dion ka komentuar edhe se si është kjo sëmundje gjatë vizitës së saj të fundit në “The Today Shoë”, duke i treguar gazetares Hoda Kotb vështirësitë e saj.
Këngëtarja komentoi se kjo sëmundje prek sistemin nervor qendror, duke shkaktuar një sërë spazmash muskulore dhe kontraktime të pavullnetshme te personi që vuan. Në fakt, për shkak të kësaj sëmundjeje, Dion u detyrua të anulonte turneun e saj të fundit.
Artistja ka shpjeguar se për shkak të kësaj sëmundjeje pëson spazma shumë intensive të cilat janë aq të forta sa mund të thyhen brinjët. Celine Dion tha për “The Today Shoë” se sëmundja e saj i shkakton probleme që e bëjnë të ndjehet sikur një person po e “mbyste”.
Sipas asaj që është parë videon e publikuar, sëmundja dhe si ka ndryshuar jetën e saj do të jenë dy nga temat që do të shihen në dokumentarin “I Am: Celine Dion”, një prodhim në nderim të karrierës muzikore të artistes, ku do të shqyrtohen edhe aspektet personale të jetës së Celine Dion. Do të dalë në treg më 25 qershor.
bal