ShowBizzz

Françeska nënë për herë të dytë? Habit ish-banorja e BBV3

Ish-banorja e “Big Brother VIP3”, Françeska Murati, i ka surprizuar të gjithë me një postim që ka bërë në “Instastory”.

Gjatë një bashkëbisedimi virtual me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”, ajo ka lënë të kuptohet se një fëmijë i dytë është në planet e saj.

“Si ju bëhet, jeni gati për plazh?”, i pyeti modelja e njohur fansat, ndërsa një ndër ta iu përgjigj: “Ja këtu në maternitet duke shuar nepsin nga telefoni”.

Ndërkohë përgjigja e ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri i surprizoi të gjithë. Ajo postoi një foto të partnerit dhe djalit të saj e bashkëngjitur me të shkroi:

“Shihemi atje vitin tjetër”.

Image
Postimi

Kujtojmë modelja dhe partneri i saj kanë një fëmijë së bashku, Charlie. Gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Fraçeska ka folur shumë edhe për djalin e saj, i cili është gjithçka për të.