Të pasurit aromë të mirë është thelbësore, rrit vetëvlerësimin dhe vetëbesimin tonë.
Thënë kështu, ne shpesh vendosim parfum pasi të dalim nga shtëpia, por gjatë gjithë ditës, aroma e parfumit mund të zbehet, shkruan Express.co.uk.
Por, për fat mirë një truk viral i kohëve të fundit ju tregon se çfarë të bëni për të qëndruar parfumi gjatë gjithë ditës.
@charlascleaninghacks Quick hack for the fragrance to last you all day. Alsoooo, easy and light to carry around 🫶 😉#charlascleaning #eco #ecolaundrysheets #charlascleaninghack #clean #cleaning #charlascleaning #fyp #kefşet #charlascleaninghacks #charlascleaningtok #charlascleaninghome #charlashome #temizlik #hack #daily #cleantok #charlascleaning ♬ original sound – getahighvibe
Videoja u publikua nga një përdoruese në TikTok.
Fillimisht duhet të merrni një kuti të vogël me vazelinë dhe ta shkrini substancën me ujë të vluar. Pasi të jetë shkrirë substanca, spërkateni me parfumin tuaj të preferuar. Të njëjtën kuti vendoseni në frigorifer, për ta ngrirë atë përzierje.
Për ta përdorur, aplikojeni vazelinën e përzier në qafë dhe në kyçet e dorës. Kjo përzierje është një zgjidhje që parfumi të qëndrojë gjatë tërë ditës.