Gledis Gegaj, mentori i Ditea Berishës, renditi avantazhet e finalistes gjatë rrugëtimit të saj në fermë.
Buçko cilësoi anën pozitive të fermeres dhe argumentoi pse ajo duhet të ishte fituesja e “Ferma VIP” në edicionin e parë.
“Ka qenë një nga vajzat më punëtore këtu brenda. Ka bërë punët e stallës dhe të shtëpisë, ka qenë shumë korrekte. Është shumë e zgjuar, kush e ka prekur në limite ka folur. Jemi në një emision, ku puna është shumë e rëndësishme dhe ajo ka qenë prezente në stalla, edhe në sfida është përfshirë i ka marrë seriozisht. Për mua është një vajzë e kompletuar dhe e meriton finale dhe fitoren”, tha Buçko.
Sa i përket diavantazheve, Buçko tha se Ditea i ka marrë shumë seriozisht sfidat brenda ne fermë, ku sipas tij mund t’i kishte marrë më me sportivitet.
“Tek disavantazhet do thoja se ndoshta Ditea i merrte shumë seriozisht sfidat këtu brenda, duhet t’i merrte pak më sportivitet. Përfshihej shumë. Në përgjithësi ka qenë gjithmonë e zgjuar”, shtoi Buçko. /vizionplus.tv
View this post on Instagram