Pasi mungoi për disa kohë në tregun muzikor shqiptar, Tayna duket se është rikthyer më fuqishëm se asnjëherë.
Këngëtarja bukuroshe ka publikuar ditën e sotme këngën saj më të re e titulluar “Si ai”.
Ky është një projekt i veçantë i Taynës pasi nis me një poezi që e ka titulluar “Vetëdija”.
Në një stil që nuk jemi mësuar ta shohim më parë, artistja duket se do të rrëmbejë edhe kësaj here zemrat e shumë ndjekësve.
“Poem”Vetëdija” OUT NOW! I kom pa krejt mesazhet e juja kur nuk kam qenë aktive edhe ma keni mbush zemrën mal çdo ditë. Sa ju kom mungu juve, aq ma shumë m’keni mungu ju mu. Kjo poem është dhuratë prej fjalëve të shpirtit tem për shpirtin e juj 🤍”– shkruan Tayna krahas postimit.
lokimagazine