FermaVIPShowBizzz

“Ti ke mend sa për të gjithë këtu”, Çiljeta përballet me Glorian: Nuk jam mosmirënjohëse!

Një debat ka ndodhur mbremjen e sotme mes mentores së Baby G, Gloria Meshi dhe finalistes Çiljeta Xhilaga.

Shkak i përplasjes mes ish-fermeres dhe fermeres është bërë argumentimi i cilësive pozitive dhe penalizimi në rrugëtimin e finalistëve sipas mentorëve për konkurrentët e tyre.

Pjesë nga biseda:

Gloria: Kemi folur për gjërat që i ke të mira, por edhe për ato jo të mira që të gjithë i kanë. Për secilin finalist kemi folur pikat e forta dhe pikat e dobëta

Çiljeta: A ke folur ti se ti ke mend sa për të gjithë ne këtu brenda

Gloria: Jo mend ke ti sa për të gjithë ne se ti na ke ruajtur

Çiljeta: Jo jo, për mend e zgjuarsi na i kalon ti

Gloria: Ma kanë thenë jashtë edhe opinionistët që kam mend sa për 50, por unë se kam thenë kurrë. Unë nuk ha inat me askënd, nuk ha me moshatarët e mi jo më me më  të mëdhenjtë

Çiljeta: Ke hëngër dhe ke hëngër inat

Gloria: Unë jo, fakti që e mendon tregon se kush ha inat

Çiljeta: Unë nuk ha inat me kalamanjtë e mi

Gloria: Do jepet në klip gjithësesi. Unë erdha t’a thashë vetë para se të thoshte Xhensila

Çiljeta: Po të jesh mosmirënjohëse edhe ti këtu brenda pastaj…

Gloria: Nuk jam mosmirënjohëse, jam njeriu më mirëminjohës këtu. S’ka  njeri në tokë që mund të ma vëj mua si fjalë. Me vite ua di njerëzve. /vizionplus.tv

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

View this post on Instagram

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)