Finalistja Ditea Berisha, teksa qëndronte në verandën e fermës ka diskutuar me një pjesë të fermerëve dhe mentorëve.
Ajo tregoi më shumë për marrëdhënien e saj me këngëtarin Renis Gjoka si dhe për bisedat, debatet e tij gjatë rrugëtimit në “Ferma VIP”.
Fermerja u shpreh se gjithmonë i ka pëlqyer argumentimi i Renisit në situata të caktuara.
“Unë me Renisin vërtetë nuk kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë këtu brenda, por në distancë e kam parë Renisit dhe gjithçka që ka thënë e kam analizuar dhe më ka pëlqyer mënyra se si e ka argumentuar mendimin e tij në situata të caktuar. Edhe kur kanë qenë situata të tjera mendoja që po të kishte dhenë një mendim Renisi do kishte qenë një vlerë e shtuar”, tha Ditea. /vizionplus.tv
View this post on Instagram