LifeStyle

‘Asgjë nuk kishte më rëndësi!’/ Simon Cowell rrëfen momentin e vështirë që kaloi në jetë: Nuk doja të jetoja më! Më shpëtoi…

Prezantuesi i njohur Simon Cowell ka rrëfyer momentin e vështirë që ka kaluar në jetë, ku mendoi se jeta e tij ka përfunduar.  

Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në podcastin “Diary of CEO” me Steven Bartlett, mes lotësh ai tregoi se humbi dëshirën për të jetuar pas vdekjes së prindërve të tij.

Image

Teksa tregoi se ishte shumë i lidhur me nënën e tij, Juliet dhe babin Eric, Coëell tha që ishte në një gjendje shumë të keqe pas humbjen së prindërve.

Ishte gruaja e tij, Lauren Silverman që e shpëtoi nga kjo gjendje, e cila ishte në pritje të ëmbël.

Prezantuesi u shpreh se çdo gjë ndryshoi pasi ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin e babait të tij të ndjerë.

“Para tij kisha arritur në pikën ku asgjë nuk kishte rëndësi. Gjithçka më goditi aq shumë. Duke qenë në televizion u ndjeva si një klloun sepse po vdisja brenda. Kam shtuar peshë”- tha ai.

Image