Helena Kadare ndau mbrëmjen e sotme “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, mjaft detaje nga jeta e saj private dhe marrëdhënia me fëmijët. Ajo nderkohe u surprizua nga e bija, Besiana, me një letër emocionuese.
“E dashur mami im e bukur dhe e ëmbël! Me siguri nuk e di sa të dua. Në familjen tonë të gjithë kemi qenë në kompeticion se si të mernim sa më shumë nga vemëndja dhe dashuria jote.Unë të jam mirënjohëse për gjithçka që ke bërë, për bujarinë, dashurinë, mirësinë që të karakterizon. Unë kam një pyetje për ty, nuk e di nëse kam kaq shumë kujtime sa këta fëmijë, por të lutem ndaji sot me ne disa kujtime nga fëmijëria ime. Të dua, Besi!”
Shkrimtarja e njohur ishte e ftuara e mbrëmjes në mbylljen e sezonit të shtatë të emisionit “Në Kurthin e Piter Pan” . Ajo beri edhe nje rrefim për njohjen me të madhin Ismail Kadare.
Helena Kadare: Ai mori çmimin e Republikës, unë isha nxënëse në gjimnaz dhe të gjithë e dinin që i dija përmendsh të gjitha poezitë e tij dhe më kishin shtruar fotot e tij të gazetës. Ai nuk më njihte fare. Unë botova një tregim tek “Zëri i Rinisë”. Ai ishte në Moskë, kishte përfunduar studimet këtu dhe kishte vajtur për specializim. Atje vinin gazetat shqiptare në një hotel në Moskë. Ai pa këtë tregim dhe më bëri 3 rreshta: Lexova tregimin tuaj, shkruani dhe mos u trembni. I gjithë gjimnazi e mori vesh këtë gjë që erdhi kjo letër. Pastaj kur erdhi në Shqipëri, u njohëm rastësisht në rrugë.
bal