Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kohët e fundit janë kthyer në kryefjalë kudo në media të ndryshme për marrëdhënien e tyre të “luhatshme”.
Çifti i njohur u rikthyen bashkë me njëri-tjetrin pas një ndarjeje të gjatë duke e kurorëzur kësaj here me martesë. Si duket marrëdhënia e tyre sërish ka hasur probleme dhe po përfliten për një divorc të mundshëm.
Britanikja DailyMail i ka kushtuar një artikull çiftit më të famshëm të showbizz-it duke dhënë detaje më shumë nga jeta e tyre. Miq të Affleck kanë folur duke treguar se ai është në rrezik për t’iu kthyer sërish “vesit” të pijes.
Ata kanë treguar se kohët e fundit miku i tyre është ndjerë shumë i stresuar duke bërë kështu që t’a shohin shpesh-herë duke pirë. DIsa prej tyre thanë edhe se e kanë parë në gjendje të rëndë nga pija, dhe dyshojnë se mund të vijë si pasojë e krisjes së mardhënies së tij me JLO.
Lopez dhe Affleck po përfliten sërish për një divorc të mundshëm për shkaqe ende të paditura. Aludime të shumta për divorcin e tyre kanë trazuar mendimet e fansave, një prej tyre është që divorci mund të jetë një stisje për të zhvendosur vëmendjen e audiencës nga “rënia” e karrierës së këngëtares Lopez.
Të tjerë thonë që çifti nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për shkak se Lopez është shumë e njohur dhe dëshiron të ndajë jetën e saj me të gjithë ndërsa Affleck është më privat. Edhe pse ai e respekton privatësinë e gruas së tij sërish nuk e pëlqen faktin që të ndajë çdo gjë me ndjekësit.