Prezantuesja e njohur italiane Antonella Clerici iu nënshtrua një operacioni urgjent në Romë. Këtë e tregon vetë prezantuesja në një postim në rrjetet sociale ku bashkangjit një foto të saj nga shtrati i klinikës ku ndodhet e shtruar.
“Si gjithmonë dua të jem e sinqertë me ju – shkruan ajo – dhe t’ju tregoj se çfarë më ndodhi në mënyrë që kjo t’i kujtojë të gjithëve rëndësinë e parandalimit. Të enjten e kaluar mbërrita në Romë me idenë për të qëndruar pranë një miku dhe për të shkuar në Napoli në koncertin e Gigi D’Alessio.
Gjinekologu më kujton se duhet të bëj një kontroll për një kist ovarian. Nga aty filloi cunami. Nga shtrimi në spital tek operacioni. Gjithçka shkoi mirë”, shton ai.
Prezantuesja falënderon të gjithë mjekët dhe infermierët që e kanë trajtuar dhe asistuar dhe miqtë që i kanë qëndruar pranë. “Tani duhet pak rikuperim… shihemi së shpejti”, ka përfunduar ajo.
Të shumta ishin mesazhet e dashurisë dhe urimit të rikuperimit sa më shpejt nga kolegët dhe ndjekësit e tij
bal