ShowBizzz

Miley Cyrus: S’ndihem rehat me njerëzit e famshëm!

Miley Cyrus në intervistën e saj të fundit me David Letterman në serinë e tij  “My Next Guest Needs No Introduction”, pranoi se nuk mban shumë miqësi me persona të famshëm.

“Unë nuk jam shumë aktive ose pjesë shumë aktive e komunitetit tim të artistëve të tjerë, argëtuesve dhe të famshmëve”, tha ajo teksa kujtoi performancën e saj në Grammy 2024.

Miley Cyrus: S’ndihem rehat me njerëzit e famshëm!

“Thjesht nuk ndihem rehat me ta,  sikur jam me njerëzit e mi. Por ka disa artistë si Beyoncé që i veçoj.., ne e njohim njëra-tjetrën për një kohë të gjatë”, vazhdoi këngëtarja.

 “Pra, unë jam larg komunitetit tim, por, përsëri, gjithçka është cilësi, jo sasi. Nuk jam shumë aktive”, theksoi këngëtarja.

Këngëtarja e “Wrecking Ball” foli gjithashtu për trashëgiminë e “narcizmit” të saj nga babai i saj i famshëm, Billy Ray Cyrus, “Ai gjithashtu më mësoi që të jem me këmbë në tokë dhe që të jem e vërtetë. Gjithmonë ka bërë të njëjtën gjë, edhe pse ka qenë super i famshëm”, tha Miley.



bal