Dijonis Biba u shpall mbrëmjen e djeshme fitues i edicionit të parë të “Ferma VIP”. Ai u shpall si më i preferuari i publikut ku rrëmbeu gjithashtu çmimin prej 100 mijë €.
Ai ka dhënë një intervistë në “Vizioni i Pasdites” teksa ka folur për eksperiencën e tij në fermë dhe është shprehur se këtë fitore ia dedikon nënës së tij të ndjerë.
Ai shtoi se gjatë kohës që përballej me sfida, para syve i shfaqej imazhi i saj, duke u bërë burim force për të triumfuar.
“Çmimin e madh ia dedikoj nënës sime që nuk e kam gjallë. Gjatë sfidës, vetëm imazhi i nënës sime mu shfaq para syve dhe më ka ndihmuar. U bë forca ime”, tha Dijonisi.
ks