Shqipëria do të përballet me Italinë më 15 qershor në Kampionatin Europianit 2024 dhe numri i lartë i tifozëve shqiptarë mesa duket ka lënë pa bileta edhe tifozët italianë.
Stadiumi “Signal Iduna Park” ku do të luhet sfida Itali-Shqipëri ka një kapacitet prej 81 mijë vendesh, por ky numër është reduktuar dhe do të jenë të disponueshme vetëm 62 mijë.
Nga këto, 50 mijë bileta janë blerë nga tifozët shqiptarë. Pjesa tjetër mbetet për italianët.
Shumë prej tifozëve shqiptarë që do të ndjekin këtë ndeshje janë edhe emigrantët që jetojnë një Gjermani. Për të parë ndeshjen e Kombëtares me Italinë do të jenë edhe disa deputetë të Parlamentit shqiptar.
bal