Kanë kaluar dy vjet që kur Celine Dion u diagnostikua me sindromën e personit të ngurtë dhe reduktoi në mënyrë drastike daljet e saj publike. Vitet e fundit, Dion – e cila ka shitur miliona disqe gjatë një karriere muzikore prej katër dekadash – po lufton me SPS, një çrregullim i rrallë neurologjik që shkakton spazma muskulore dhe dhimbje kronike.
Për të menaxhuar një sëmundje që përkeqësohet gradualisht me kalimin e kohës, Dion zbuloi masat që ka marrë për të luftuar shqetësimin intensiv dhe të panjohur. Ajo i shpjegoi gazetares Hoda Ktob se trupi i saj gradualisht ndërtoi një tolerancë ndaj ilaçeve – dhe në një moment, Dion po merrte në mënyrë rutinore një dozë potencialisht fatale prej 90 miligramësh të drogës.
“Nuk e dija sinqerisht se mund të më vriste”, tha Dion. “Nëntëdhjetë miligramë Valium mund të të vrasin, mund të ndalojë frymëmarrjen. Dhe në një moment, puna është se trupi im u mësua me të në 20 dhe 30 dhe 40 derisa u rrit. Por kisha nevojë për atë, po më relaksonte të gjithën”.
Dion shpjegoi se ajo filloi të ndjente efektet e SPS që në vitin 2008, por ajo ishte rigoroze në turnetë e saj në mënyrë që të mos zhgënjejë fansat e saj. Ajo u shpreh se ndjente dhimbje verbuese dhe spazma të rënda rezultuan në brinjë të thyera si pasojë e sëmundjes tepër të rrallë autoimune nga e cila vuan.
Por Dion është zotuar të forcohet dhe të vazhdojë të këndojë për aq kohë sa të jetë e mundur. 56-vjeçarja u largua me sukses nga Valium dhe dëshiron të ndiejë sërish adrenalinën e performancës në skenë – që do të thotë se një koncert rikthimi, apo edhe një turne i vogël, mund të jetë në pritje.
bal