Një burim tregon se marrëdhënia mes Gigi Hadid dhe Bradley Cooper “është padyshim serioze”, ata janë të lumtur dhe “duke menduar për të ardhmen e tyre së bashku”.
Historia e tyre e dashurisë, e lindur në tetor 2023, po shkon më së miri. Një burim i brendshëm zbuloi se “Gigi dhe Bradley janë kaq të lumtur dhe të lezetshëm së bashku”.
“Ata shijojnë takimet e tyre dhe përpiqen të jenë të pranishëm dhe të përqendrohen te njëri-tjetri kur janë bashkë, edhe pse ka shumë vëmendje mediatike ndaj tyre”, tha burimi, duke shtuar se “lidhja e tyre është padyshim serioze”.
Modelja, 29 vjeçe, dhe aktori, 49 vjeç, bënë debutimin e tyre publik duke ndjekur një shfaqje të Sëeeney Todd: The Demon Berber of Fleet Street në Teatrin Lunt-Fontanne në Nju Jork, duke ecur dorë për dore.
Së fundmi, çifti u pa duke kërcyer së bashku në koncertin e Taylor Sëift në Paris. Një tjetër burim më parë zbuloi se lidhja e çiftit po ecën në mënyrë të shëndetshme, duke shtuar se “ata tashmë kanë folur për të ardhmen e tyre së bashku dhe hapat e ardhshëm”.
Miqtë dhe familja e Bradley Cooper dhe Gigi Hadid janë po aq të emocionuar. “Ata do të donin t’i shihnin të fejohen së shpejti”, tha një burim tjetër në prill.
Me një lidhje kaq të fortë dhe një të ardhme premtuese, Bradley Cooper dhe Gigi Hadid duket se janë të destinuar të bëhen një nga çiftet më të dashur të Hollivudit.
bal