“Banyjay”, kompania që e licencon dhe prodhon “Big Brother” në botë, ka organizuar në Amsterdam të Holandës një event me rastin e 25-vjetorit të këtij formati.
Në këtë event kanë qenë të pranishëm produksione nga e gjithë bota. Çmimin për performancën më të lartë, “Banijay” ia dha “Big Brother VIP Kosova 2” për shkak të nivelit absolut të rekordit të audiencës gjatë sezonit të dytë.
Një vlerësim shumë i lartë ky duke marrë parasysh që Kosova është vetëm viti i dytë që e realizon këtë produksion.
Pas një çerek shekulli, ky format arrin të jetë një nga më të suksesshmit në botë.
bal